
Presidenti i SHBA, Donald Trump nënshkroi të martën një urdhër ekzekutiv që i hap rrugë reformimit të policisë, një sektor i anatemuar në javët e fundit pas protestave të shkaktuara në shumë qytete pas vrasjes së një afro-amerikani gjatë arrestimit.
"Ne duhet të përmirësojmë përgjegjshmërinë, të rrisim transparencën dhe të investojmë më shumë burime për trajnimin dhe rekrutimin policor si dhe për angazhimin e komunitetit," tha presidenti Trump.
Urdhri Ekzekutiv i jep përparësi trajnimeve dhe programeve të tjera për policinë dhe punonjësit socialë që reagojnë ndaj incidenteve ku përfshihen të sëmurët mendorë, personat me varësi nga droga dhe të pastrehët.
Në këtë urdhër parashikohet dhe ngritja e një database që do të regjistrojë të gjitha rastet e abuzimit nga ana e oficerëve. (A2 Televizion)