Putin i premton rusëve “dhuratën e bukur për Vitin e Ri”: Arma hipersonike që mund të shkatërrojë botën

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2018, 09:40 | Bota

Shumë prej nesh gjatë festave të fundvitit mendojnë për dhuratat për të afërmit e tyre, ose për çfarë feste do të organizojnë për Vit te Ri, por Vladimir Putin është ndryshe.

Ai kaloi ditët e kaluar duke monitoruar live testin e raketës bërthamore që mund ti japë Rusisë supremacinë ushtarake, dhe me gjasa të rrezikojë gjysmën e planetit.

Vladimir Putin

Sipas deklaratës së presidentit rus, raketa e quajtur Avangard do të jetë sipas tij “dhurata më e bukur për Vitin e Ri”.

Arma vdekjeprurëse kaloi me sukses testin final, duke udhëtuar me shpejtësi hipersonike, 20 herë më shpejt se shpejtësia e zërit, nga baza e Dombarovskiy në Malet Urale deri në gadishullin e largët të Kamçatkës, 6000 kilometra më larg.

https://www.instagram.com/p/Br5HSWJnfsU/?utm_source=ig_web_copy_link
Video e raketës ruse

Sipas Putin, Rusia është vendi i vetëm me këtë teknologji, me material që duron edhe temperaturat e larta të atmosferës me atë shpejtësi, që mund të arrijnë në 2000 gradë celsius.

Pamja virtuale e raketës ruse Avangard

Autoritetet ruse mendojnë që raketa nuk mund të kapet nga sistemet mbrojtëse amerikane, dhe do të hyjë në funksion vitin e ardhshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos