Autoritetet indoneziane kane rritur nivelin e alarmit për vullkanin Anak Krakatau, pas një seri shpërthimesh.
Të gjitha fluturimet janë devijuar dhe është përcaktuar një zonë e ndaluar prej 5 kilometrash. Agjencia e menaxhimit të katastrofave në Indonezi tha se alarmi ishte rritur nga niveli I dytë në të tretin për shkak te aktivitetit te shtuar vullkanik.
Agjencia e kontrollit të trafikut ajror tha se do të pezullonte të gjitha fluturimet për shkak të hirit vullkanik. Aktiviteti i Anak Krakatau shkaktoi të shtunën cunamin shkatërrues në ishujt e Sumatrës dhe Javës që la te vdekur të paktën 430 persona. (A2 Televizion)