Një vit probleme për ‘’akuzën’’, kryeprokurori: Po bllokohemi dhe për dekriminalizimin

Nga A2 CNN
13 Prill 2023, 16:41 | Aktualitet
Një vit probleme për ‘’akuzën’’,

Thirrje e vazhdueshme kombëtare dhe ndërkombëtare për kandidatë me integritet në zgjedhje dhe verifikim të shpejtë tëatyre që dyshohen për rekorde kriminale.

Por çfarë po ndodh në realitet me procesin e dekriminalizimit? Vetë kryeprokurori Olsjan Çela konfirmon zvarritje deri në bllokim për shkak se letër porosive të Shqipërisë u përgjigjen vetëm shteti grek dhe ai italian.

Një anë e zgjedhjeve të pastra e të drejta është dekriminalizimi, krimet zgjedhore janë tjetra. Gazetarët e pyetën Prokurorin e Përgjithshëm për angazhimin e prokurorisë teksa fushata zgjedhore është në startin e saj.

Kryeprokurori paraqiti një raport vjetor të ngjeshur me problematika mbi prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.  Sipas tij, mungesat në sistem si pasojë e vetingut kanë çuar në mbi 21 mijë dosje të mbartura.

Për shkak të boshllëqeve ligjore Çela ka shënuar vërejtje të shumta mbi drejtuesit e prokurorive në rrethe, duke thënë se në një masë të konsiderueshme ata nuk luajnë një rol dinamik dhe aktiv në ushtrimin e detyrave të tyre në adresimin e çështjeve konkrete.

Një moment pozitiv veçoi mbi bashkëpunimin me Strukturën e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit. 61 dosje ndër to 31 për korrupsion dhe 30 për krim të organizuar i drejtuar për në SPAK. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos