Kalon për gjykim dosja ndaj kryebashkiakut të Lezhës dhe 10 zyrtarëve të tjerë

Nga A2 CNN
12 Prill 2023, 10:26 | Aktualitet
Kalon për gjykim dosja ndaj kryebashkiakut të Lezhës dhe 10

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokajt dhe 10 zyrtarëve të tjerë për tjetërsim pronash.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe pastrim produktesh të veprës penale.

Mësohet se Gjykata u ka pranuar kërkesat për gjykim të shkurtuar.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, u dënua nga Apeli i Shkodrës me tri vite burg në gusht të vitit të kaluar, ndërsa gjykata gjeti fajtorë edhe 15 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos