Hipopotami i Pablo Escobarit përplaset nga makina

Nga A2 CNN
13 Prill 2023, 12:30 | Aktualitet

Një hipopotam i Pablo Escobar ngordhi të martën pasi u përplas me një kamion në një autostradë, pranë njërës nga rezidencat ku jetonte bosi i drogës.

Sipas “La Tercera”, kafsha u arratis dhe u fut në autostradën midis Bogotas dhe Medellín. Kafsha pushtoi korsinë e kundërt dhe përplasja ishte fatale. Hipopotami u përplas me një “bishë” tjetër shumë më agresive: një “Renault Duster” që peshonte më shumë se një ton.

Përfundimi ka qenë fatal, kafsha ka ngordhur dhe dy pasagjerët e mjetit, pjesa e përparme e të cilit është shkatërruar, kanë marrë lëndime të lehta dhe nuk kanë pasur nevojë për shtrim në spital.

Autoritetet po shqyrtojnë ekstradimin e 70 hipopotamëve të pafajshëm në vende të tjera, 60 në Indi dhe 10 në Meksikë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/03/kolumbia-i-gjen-vendin-70-hipopotameve-te-pablo-escobarit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos