All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Njerëzit binin si domino”, Halloween i përgjakur në Kore të Jugut, 153 të vdekur

Nga A2 CNN
30 Tetor 2022, 11:53 | Bota
“Njerëzit binin si domino”, Halloween i përgjakur në
All - Paragraf - 1

Festa për Halloween në Kore të Jugut përfundoi në tragjedi. 153 persona humbën jetën dhe 82 persona të tjerë mbetën të plagosur në lagjen Itaewon të Seulit, e njohur gjerësisht për jetën e natës, ku mijëra njerëz ishin mbledhur në daljen e parë pa maska që pas pandemisë.

Raportohet se kishte paralajmërime se rrugët do të ishin të mbushura me njerëz, por ende nuk dihet se si nisi kjo tragjedi.

All - Paragraf - 3

Sipas rikonstruksionit të ngjarjes nga disa media lokale, kaosi mund të ketë nisur nga prania e një personazhi të famshëm në një klub të zonës, ku të rinjtë nxituan për të shkuar atje dhe përfunduan duke shtyrë dhe shtypur njëri-tjetrin.

Pamjet nga Seuli shfaqin dhjetëra kufoma të mbuluara, dhe njerëz që ndihmojnë njëri-tjetrin për të dalë nga kaosi. 355 persona janë shpallur të zhdukur, ndërsa autoritetet kanë marrë mbi 2 mijë lajmërime për njerëz që nuk dihet se ku janë. Dëshmitarët rrëfejnë tmerrin e përjetuar dhe thonë se njerëzit binin në rrugë si domino.

“Kishte kaq shumë njerëz… i thashë turmës që nuk mund të vini nga kjo anë, njerëzit po vdesin, sepse e dija se sa keq ishte situate dhe njerëzit po tregoheshin kaq të vrazhdë. Dhe mu desh t'u thosha se nuk mund të vinin nga kjo anë...”

All - Paragraf - 6

 “Nuk mund ta gjeja. Kontrollova listën, por emri i tij nuk ishte aty”, thotë një tjetër dëshmitare.

Sipas autoriteteve, shumë nga viktimat ishin adoleshentë dhe të rinj rreth të 20-tave, me 19 prej tyre shtetas të huaj.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, ka mbajtur një takim urgjent pas kësaj tragjedie, ndërsa reagime ka pasur nga liderët botërorë që shprehin ngushëllime ndaj popullit korean. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos