Njerëzit dalin në rrugë pas tërmetit që goditi sërish Turqinë

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2023, 20:30 | Bota

Banorët e qytetit Dijarbakir të Turqisë dolën në rrugë të hënën në mbrëmje pas tërmetit të ri që goditi rajonin.

Të mbijetuarit e rikuperuar nga tërmeti dolën me shpejtësi nga shtëpitë e tyre, ndërsa lëkundjet e forta nga epiqendra e Hatay u ndjenë në qytetin e Dijarbakirit.

https://youtu.be/JO6H19lEtQk

Një tërmet me magnitudë 6.3 goditi Turqinë jugore pranë kufirit me Sirinë vonë të hënën, duke shkaktuar panik dhe duke dëmtuar më tej ndërtesat, dy javë pas tërmetit më të keq në historinë moderne të vendit që la dhjetëra mijëra të vdekur.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos