Njeriu i vetëm që viziton Dani Alvesin në burg

Nga A2 CNN
8 Prill 2023, 16:06 | Futboll
Njeriu i vetëm që viziton Dani Alvesin në burg

Dani Alves është në burgun e Barcelonës që nga data 20 janar i këtij viti, pas akuzave për përdhunim të një vajze të re në një diskotekë të qytetit spanjoll.

Ish-futbollisti i Barçës dhe Juventusit është braktisur nga gruaja e tij pas kësaj ngjarjeje dhe ende nuk është vizituar nga familjarët në burg.

75 ditë prapa hekurave dhe asnjë vizitë nga të afërmit. I vetmi njeri që e ka vizituar çdo javë që nga hyrja e Dani Alves në burg ka qenë Bruno Brasil, i cili ishte i pranishëm natën që ish-kapitenit të Brazilit i ndryshoi jeta për keq. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/19/me-cfare-merret-dani-alves-ne-burg/

A2 CNN Livestream

Latest Videos