Njihuni me 23-vjeçaren amerikane që është bërë virale prej koleksionit të fotove nga 11 arrestimet e saj

Nga A2 CNN
25 Korrik 2023, 15:56 | Bota

Ajo mund të jetë vetëm 23 vjeçe, por është arrestuar më shumë se 10 herë për një sërë shkeljesh dhe në fakt po duket goxha... krenare për këtë.

Në foto e fundit që po bëjnë xhiron e rrjetit, ajo shfaqet shumë e buzëqeshur në shumicën e fotove të shkrepura nga policia. Bëhet fjalë për Rayanna Bell Brock nga Kentaki, SHBA. E reja duket se po e shijon shumë famën e saj në Intagram, ku ka ndarë me miqtë e saj në rrjetet sociale koleksionin e fotove nga “bëmat e saj”.

Postimet e fotove të Brock kanë rezultuar që bukuroshja amerikane të fitojë mjaft ndjekës, të cilët janë "të uritur" për të ditur detajet e krimeve të saj dhe kanë kërkuar më shumë informacion në rrjetet sociale. Natyrisht, ka edhe disa komentues që “ngrenë alarmin” duke vënë në dukje se sjellja problematike e vajzës mund të çojë në situata të rrezikshme për të dhe ata që e rrethojnë.

Megjithatë, pavarësisht të kaluarës së turbullt të “Mbretëreshës së Kaosit ” (siç quhet në rrjetet sociale), Brock duket se ka “kthyer faqe” në jetën e saj. Sipas Daily Mail, në postimet më të fundit në llogaritë e saj personale, e reja poston fraza inkurajuese për besimin në Zot dhe falënderon publikisht një mik të mirë të quajtur Bernard Hoskins, i cili e ndihmoi në kohët e vështira dhe e shpëtoi nga jeta në rrugë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos