
Gazetarja Albana Muça mendon se minimumi jetik në vendin tonë duhet njohur ligjërisht. Sipas saj, vetëm në këtë mënyrë mundet që “politikat të orientoheshin drejt shtresës së popullsisë me të ardhura minimale”.
Situata e viteve të fundit është përkeqësuar për shkak të tërmetit dhe pandemisë. Shtresa e popullsisë me të ardhura të ulta, është prekur akoma më tepër. Prej më shumë se një viti, familjet po shpenzojnë shumë më tepër për pjesën e shëndetit”, tha Muça në “A2 Business”.
Gazetarja shton se “shqetësues është fakti se ka shumë familje larg minimumit jetik, që jetojnë në varfëri të theksuar”.
“Minimumi jetik duhet njohur ligjërisht që politikat të orientoheshin drejt shtresës së popullsisë me të ardhura minimale”, nënvizoi Albana Muça. (A2 Televizion)