“Open Balkan”, sipërmarrja e gatshme për tregun e përbashkët

Nga A2 CNN
30 Korrik 2021, 15:43 | Ekonomi
“Open Balkan”, sipërmarrja e gatshme për tregun e

Sipërmarrësit pjesëmarrës në Samitin e Shkupit, e shohin si pozitive nismën e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë për të krijuar Open Balkan, tregun e përbashkët rajonal sipas modelit të Bashkimit Europian.

Biznesi shprehet se ajo do të zhvillojë mundësi të reja dhe do të nxisë konkurrencën. Svetozar Janevski, sipërmarrës dhe konsull nderi i Finlandës në Shkup, shprehet: “Gjatë gjithë kohës kemi pasur iniciativa të tilla, po ndiqja iniciativën për Bashkëpunim në Europën Juglindore, iniciativën për Paktin e Stabilitetit, por gjithçka në të vërtetë varet nga ne, që punojmë dhe jetojmë në rajon. Kjo është një ide shumë e mirë, është pjesë e të qënit në Bashkimin Europian, ky është hapi i radhës që ne presim nga BE. Por, iniciativa kësaj here po vjen nga ne dhe duhet ta mbështesim e ta kuptojmë këtë ide. Është një mundësi për të rinjtë dhe sipërmarrësit e rinj, që do të kenë një rol të madh për të ardhmen. Kjo është më e rëndësishmja, të ndërtojmë një të ardhmen që të rinjtë të qëndrojnë në rajon”.

Kritikuesit e nismës shprehen se Serbia do të jetë përfituesi më i madh, por nën këndvështrimin e sektorit të manifakturës, Prençe deklaron se nëse do të akordohen grantet e premtuara, bizneset shqiptare nuk do të mbeten pas.

Një nga premtimet kryesore për sipërmarrjen të bëra gjatë Samitit në Shkup është heqja e ndalesave në kufijtë e tre vendeve duke nisur nga 1 Janari 2023. Sipas përllogaritjeve, kjo do të ulte kostot operacionale për bizneset deri në 9%, para’ që do të riinvestoheshin për zgjerimin e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos