Kryepeshkopi Desmond Tutu, laureati i çmimit Nobel për Paqe, i cili ndihmoi në përfundimin e aparteidit në Afrikën e Jugut, është shuar në moshën 90-vjeçare.
Presidenti Ciril Ramafosa tha se vdekja e kishtarit shënoi “një tjetër kapitull pikëllimi në lamtumirën e kombit tonë ndaj një brezi afrikano-jugorësh të shquar”. Ai tha se kryepeshkopi Tutu ndihmoi në lënien e trashëgimisë së “një Afrike të Jugut të çliruar”.
Tutu ishte një nga figurat më të njohura të vendit. Një bashkëkohës i ikonës anti-aparteid Nelson Mandela, ai ishte një nga forcat shtytëse pas lëvizjes për t'i dhënë fund politikës së ndarjes racore dhe diskriminimit në Afrikën e Jugut, nga viti 1948 deri në 1991. (A2 Televizion)