Përdhosi memorialin e Luftës së Dytë Botërore, 4 vjet burg për adoleshentin

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2021, 21:13 | Bota
Përdhosi memorialin e Luftës së Dytë Botërore, 4 vjet

Një adoleshent u dënua me 4 vjet burg nga një gjykatë në Moskë pasi urinoi në portretin e memorialit të veteranit të Luftës së Dytë Botërore.

Prokurorët u shprehën së 18-vjeçari Matvey Yuferov më 25 nëntor kishte përdhosur memorialin e veteranëve të Luftës së Dytë Botërore, si dhe i kishte filmuar 'veprimet e tij kriminale' dhe më pas i postoi ato në internet.

Ai u shpall fajtor në Gjykatën e Qytetit të Moskës sipas ligjit të Rusisë kundër rehabilitimit të nazizmit.

Gjatë gjyqit, i cili zgjati më pak se një muaj, prokurorët kërkuan një dënim prej pesë vjetësh për Yuferov. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos