Audiokonferencë nga Brukseli, Escobar: Diskutimet për asociacionin të nisin menjëherë

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2023, 23:23 | Kosova
Audiokonferencë nga Brukseli, Escobar: Diskutimet për asociacionin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës porosisin Kosovën që të nisë menjëherë diskutimet për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

I dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferencë audio, tha se asociacioni është obligim dhe duhet të zbatohet. “Pozicioni ynë është që të formohet në një mënyrë që përbën fitore për të dyja palët”, u shpreh zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Escobar shtoi se shpreson që Kosova dhe Serbia do ta zbatojnë marrëveshjen për të cilën u pajtuan në takimin e 27 shkurtit në Bruksel. “Shpresojmë të mos përdorim shkopinj, por karota. Dhe ato janë të qarta. Jo vetëm që ato i afrohen marrëdhënies paqësore, por edhe u hapet rruga drejt integrimeve europiane”, përfundoi i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos