
Prej startit të pandemisë, afro dy vjet më parë, Covid ka ndikuar në jetët e gjithë njerëzve. Por, një prej atyre që ka marrë një goditje të pabesueshme ishte skiatori norvegjez, Jarl Magnus Riiber.
Sapo mbërriti në Pekin për Lojërat Dimërore, ai rezultoi pozitiv dhe u izolua. Kjo nuk e lejoi që të praktikohej në pistën e disiplinës së 10 kilometrave, duke ndikuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë në garë.
Edhe pse kishte 44 sekonda avantazh nga rivalët, Riiber ngatërroi rrugën. Kalimi në pjesën e gabuar të pistës, i kushtoi avantazhin, kryesimin e madje edhe medaljen e artë. Në fund, norvegjezi u rendit në vendin e tetë. (A2 Televizion)