U akuzua për doping, Valieva: E lumtur, por e lodhur emocionalisht

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2022, 13:04 | Sporte të tjera
U akuzua për doping, Valieva: E lumtur, por e lodhur emocionalisht

Kamila Valieva pranoi se është “e lumtur, por e lodhur”, pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, që i hoqi pezullimin nga Lojërat Olimpike Dimërore dhe i mundësoi që të konkurrojë në garën individuale të patinazhit artistik.

15-vjeçarja rezultoi se kishte përdorur substanca të ndaluara në dhjetor, por çështja e dopingut u zbulua vetëm gjatë Olimpiadës në Pekin, pasi ajo ndihmoi Rusinë të fitonte medaljen e artë në garën ekipore.

“Kanë qenë ditë të vështira për mua. Jam e lumtur, por e lodhur emocionalisht. Gjatë procesit të CAS qëndrova e ulur për 7 orë, patëm vetëm 20 minuta pushim. Ishte tejet e vështirë, por ishte një prej atyre momenteve të vështira në jetë, të cilat duhet t’i kaloj”, deklaroi Valieva.

https://a2news.com/2022/02/14/cas-hedh-poshte-akuzat-e-dopingut-valieva-do-te-garoje-ne-olimpiade/

Edhe pse do të konkurrojë në garat individuale të patinazhit në akull, në programin e shkurtër dhe më pas në programin e lirë, do të garojë me rrezikun se medalja e artë ekipore, apo çdo medalje tjetër që mund të fitojë, mund t’i hiqet në të ardhmen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos