“Super Bowl LVI" është fituar nga Los Angeles Rams.
Skuadra kaliforniane arriti të triumfojë për herë të dytë në histori, duke mundur 23-20 Cincinnati Bengals.
Rams e nisën shumë mirë ndeshjen (13-3), por Bengals rihapën gjithçka pak para pushimit të ndeshjes (13-10), duke përmbysur rezultatin në periodën e tretë, me “touchdown”-in e Higgins (13-20).
Por, kur duheshin edhe 1 minutë e 25 sekonda nga fundi, Kupp vulos fitoren e ekipit (23-20) të drejtuar nga Sean McVay. Herën e fundit, Los Angeles Rams kishte fituar Super Bowl 22 vite më parë.
Për Cincinnati Bengals, kjo ishte finalja e tretë në histori dhe në të treja rastet ka regjistruar humbje. (A2 Televizion)