
Ukraina i ka kërkuar zyrtarisht Shteteve të Bashkuara që ta furnizojë me artileri të rëndë. Kryeministri Denis Shmial gjatë takimit në Uashington me kreun e Pentagonit, Llojd Austin, tha se ushtria e tij ka nevojë për raketa me rreze të gjatë dhe për avionë lufte të llojit F-15 ose F-16.
Nga ana tjetër, Rusia vijon të punojë ngushtë me Kinën për të çuar përpara planin e paqes. Megjithatë, nuk harron akuzat ndaj Ukrainës, duke pretenduar se pas sulmit të reporterit ushtarak Tatarski qëndrojnë agjentët sekretë të Kievit.
Media e njohur ndërkombëtare Bloomberg solli në vëmendje rastin e gazetarit amerikan të Wall Street Journal të arrestuar në Moskë me akuzën për spiunazh. Në një artikull shkruhet se ndalimi i gazetarit është bërë me urdhër personal të presidentit Vladimir Putin.
Ndërkohë, ministria e Jashtme e Norvegjisë ka dëbuar 15 funksionarë të ambasadës së Rusisë në territorin e saj. Motivi i këtij vendimi u arsyetua me faktin se kishte dyshime të forta se ata ishin spiunë që operonin të kamufluar nën petkun e posteve diplomatike. (A2 Televizion)