Shteti që ka ekzekutuar me varje 582 persona vetëm vitin e kaluar

Nga A2 CNN
13 Prill 2023, 12:57 | Bota

Grupet e të drejtave të njeriut kanë dënuar qeverinë e Iranit se po përhap frikë në mesin e protestuesve pasi është zbuluar se në vitin 2022 janë ekzekutuar 582 persona me varje.

Shifrat tronditëse tregojnë se Irani ka ekzekutuar 75 për qind më shumë persona se në vitin 2021, sipas raportit të të Drejtave të Njeriut në Iran (IHR) me bazë në Norvegji.

Irani u përfshi nga protesta të mëdha pas vrasjes së 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgim në shtator të vitit 2022.

“Reagimet ndërkombëtare ndaj dënimeve me vdekje kundër protestuesve e kanë bërë të vështirë për Iranin që të vazhdojë me të njëjtin ritëm vrasjesh”, tha drejtori i IHR Mahmood Amiry Moghaddam.

Në fillim të prillit, pamje të tmerrshme u publikuan në një dyqan ku një burrë sulmoi dy gra duke i derdhur kos në kokë pasi nuk kishin vendosur hixhabin. Më pas, ato u arrestuan për shkelje të kodit të veshjes. Muajin e kaluar, Amnesty International raportoi se fëmijët deri në 12 vjeç janë torturuar e përdhunuar për përfshirjen e tyre në protestat mbarëkombëtare. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/27/6-jave-nga-vrasja-e-aminit-vijojne-protestat-ne-iran-te-vrare-e-te-arrestuar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos