Mercedesi dominon në Brazil, Russell fiton garën e parë në karrierë

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2022, 20:55 | Sporte të tjera

George Russell ka arritur fitoren e tij të parë në Formula 1. Britaniku i Mercedesit preu i pari vijën e finishit në Çmimin e Madh të Brazilit, duke lënë pas shokun e skuadrës, Leëis Hamilton, duke mbyllur kështu një fundjavë fantastike për ekipin gjerman.

Në shkallën e fundit të podiumit u ngjit spanjolli i Ferrarit, Carlos Sainz, ndërsa në vend të katërt e mbylli piloti tjetër i skuadrës italiane, Charles Leclerc, i cili në xhirot e para doli nga pista për faj të Lando Norris (McLaren), por arriti të rekuperonte pas hyrjes në bokse.

Në vend të pestë dhe të gjashtë pilotët e Red Bull, Max Verstappen dhe Sergio Perez. Verstappen pati një garë të vështirë pasi në kthesën e parë pati një aksident me Hamilton, duke u detyruar të futej në bokse për të ndërruar pjesën e përparme të makinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos