Maratonomaku duhanpirës, e mbylli garën me cigare në gojë

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2022, 11:11 | Sporte të tjera

Vrapuesit në maratonë shihen si atletët më të përgjegjshëm për shëndetin e tyre, por ky nuk është rasti për vrapuesin kinez, i njohur me nofktën “Xhaxha Chen”, i cili është bërë viral ndërsa garon me cigare.

50-vjeçari Chen mori pjesë së fundmi në maratonën e Xin'anjiang në Kinë dhe përgjatë gjithë distancës prej 42 km, nuk e ndau cigaren nga dora.

Fotot e burrit nga Guangzhou u bënë virale në media dhe për këtë arsye organizatorët nxorrën dhe certifikatën që vërtetonte se ai e kreu distancën e gjatë për 3 orë e 28 minuta.

Sipas gazetës kanadeze Running, kjo nuk është hera e parë që Chen bën diçka të tillë, ai gjithashtu ka vrapuar dhe në maratonat e Guangzhou dhe Xiamen, duke ndezur njëra pas tjetrës cigaret. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos