
Pikëpamjet e Donald Trump, të shprehur në debatin e organizuar nga CNN, kanë ngjallur reagimin e disa prej anëtarëve republikanë.
Senatorë të ndryshëm kanë hedhur poshtë pretendimet e ish-presidentit amerikan për një sërë çështjesh.
Xhon Kornin, tha për CNN se Trump është i paaftë që të tërheqë votues jashtë mbështetësve bazë të tij. Gjatë eventit, ish-presidenti lëshoi shumë deklarata false dhe të pabaza, përfshirë për zgjedhjet presidenciale të 2020-s, trazirave të 6 janarit, ekonominë dhe për dokumentet sekrete që mori me vete pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.
Senatori tjetër republikan, Tod Jong, i tha CNN se kritikoi qëndrimin e Trump lidhur me luftën e nisur nga Rusia në Ukrainë.
“Shqetësohem për këtë, prandaj nuk kam ndërmend ta mbështes atë në nominimin brenda partisë republikane.
Disa senatorë të tjerë kritikuan ish-presidentin lidhur me deklaratën se do të falte personat e dënuar për trazirat e 6 janarit në Kapitol Hill. (A2 Televizion)