Zbardhet kallëzimi, Dako i akuzuar dhe për vrasje në rrethanat cilësuese, mes të kallëzuarve dhe kryebashkiakja aktuale

Nga A2 CNN
6 Qershor 2023, 19:50 | Kronikë

A2 CNN ka mundur të sigurojë dokumentin e kallëzimit të banorëve të pallatit të dëmtuar në Durrës që çoi prapa hekurave ish-kryetarin e Bashkisë, Vangjush Dakon dhe 9 ish-zyrtarë të tjerë të lartë të këtij institucioni.

Në kallëzim vihet re se banorët e pallatit të rrënuar nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019 e akuzojnë Vangjush Dakon dhe zyrtarët e tjerë dhe për vrasje në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë, përveç ndërtimit pa leje dhe shpërdorimit të detyrës.

Mes personave të kallëzuar në dokumentin e firmosur nga më shumë se 15 banorë është dhe emri i kryetares aktuale të Bashkisë, Emiriana Sako. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos