Aksident në afërsi të Sukthit, makina përmbyset në mes të autostradës

Nga A2 CNN
7 Qershor 2023, 09:09 | Kronikë

Në orët e para të mëngjesit një aksident është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se dy automjete janë përfshirë në aksidentin që ka ndodhur në afërsi të Sukthit.

Bëhet me dije se një nga mjetet ka tentuar të parakalojë dhe ka humbur kontrollin duke goditur tjetrin nga pas.

Në fotot e siguruara shihet se njëri prej mjeteve ka përfunduar i përmbysur në rrugë. Sakaq, drejtuesi i mjetit që është goditur nga pas së bashku me pasagjerin, janë dërguar për t’u trajtuar me ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në përplasjen e mjeteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos