All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Masakrohet me thikë 31-vjeçari shqiptar në Itali, flasin dëshmitarët: Autorët nga Afrika

Nga A2 CNN
6 Qershor 2023, 21:32 | Kronikë
Masakrohet me thikë 31-vjeçari shqiptar në Itali, flasin
All - Paragraf - 1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtetin fqinj, Itali, ku një 31-vjeçar shqiptar është goditur me thikë pas shpine. E gjithë kjo ndodhi në afërsi të stacionit të metrosë Fiabilandia.

Personi që u plagos ka dëshmuar se u qëllua nga dy persona me origjinë nga Afrika e Veriut në nënkalimin e Via Madridit. I pari që i ka ardhur në ndihmë të plagosurit ka qenë një hotelier, i cili ka lajmëruar ambulancën.

All - Paragraf - 3

Për momentin nuk ka asnjë identifikim nga Policia, e cila ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes. Asnjë hipotezë nuk përjashtohet. Sipas tyre, duket shumë e pamundur që treshja të mos njihen me njëri-tjetrin, njoftojnë mediat italiane.

Hipoteza që mbizotëron aktualisht, është se mund të jetë një shlyerje hesapesh, në lidhje me aktivitetet e trafikut të drogës që mund të ishin zhvilluar në zonë. Shqiptarit nuk i është vjedhur as portofoli dhe as celulari. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos