
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Kosova nuk duhet t’i bëjë naze planit franko-gjerman, pasi marrëveshja e radhës që ndërkombëtarët do t’i propozojnë nuk do të jetë aq e mirë.
Kreu i qeverisë shtoi edhe se draftin e tij nuk e ka dërguar te Vladimir Putini, por te njerëzit që i kanë bërë Kosovës, siç tha ai, dhuratën më të madhe të mundshme.
“Nuk e kam çuar atë draft te Putini dhe te Xi Jingpini. E kam çuar atë draft te dy njerëzit që i kanë bërë gati Kosovën dhuratën më të madhe të mundshme: plani franko-gjerman është gjëja më e bukur që mund të shkruajnë politikanët dhe juristët së bashku. Kosova e ka në tavolinë atë plan. Mua më ka mësuar jeta që kur i bën shumë naze një marrëveshjeje që ta vënë në tavolinë fuqitë e mëdha, marrëveshja tjetër nuk është më aq e mirë. Nëse kujtesa nuk më tradhton, fqinjëve tanë maqedonas iu vu dikur një marrëveshje që të pranonin që emri i vendit të mos ishte i njëjti brenda me jashtë. Nuk e pranuan. Tani e kanë të njëjtin brenda dhe jashtë”, tha Rama. (A2 Televizion)