Anulohet mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Kosovë?

Nga A2 CNN
13 Qershor 2023, 19:09 | Politikë
Anulohet mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Kosovë?

Mbledhja mes dy qeverive, të Kosovës dhe të Shqipërisë, e planifikuar për të mërkurën e 14 qershorit në Gjakovë, duket se është anuluar. Sipas mediave kosovare që citojnë burime nga Tirana, është thënë se nuk e kanë në plan që të udhëtojnë për në Prishtinë për këtë mbledhje.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka planifikuar konferencë shtypi në orën 19:30.

Situata në veri të Kosovës mbetet ende e tensionuar, pasi një shtetas serb, i dyshuar për organizimin e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR u arrestua gjatë një aksioni të policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos