
Edhe kreu i PAA, Agron Duka vlerëson se dy palët e PD kanë zgjedhur kandidatura shumë të forta për të vënë përballë njëri-tjetrit në zgjedhjet e pjesshme lokale.
Për sa i përket garës në Durrës, ku Duka mendohet se ka dhe mbështetjen më të madhe, ai u shpreh se do të marrë vendimin e bazës së partisë së kë nga kandidaturat do të mbështesë mes Ardian Mukës dhe Luan Hotit.
“Jam i pavendosur. Por të jeni të sigurt që vota ime dhe e mbështetësve të mi do të shkojë për një nga kandidatët e opozitës. Duhet të vijë nga njerëzit që janë në bazë propozimi për të mbështetur një kandidaturë, duke gjykuar që ajo mund të fitojë. I njoh të dy kandidatët, kanë qenë në betejë elektorale. Kanë kohë që militojnë në PD. E kam të vështirë. Por me mendimin e njerëzve do të zgjedhim një. Kandidaturat kanë rëndësi, por duke pasur parasysh që këto zgjedhje duan të tregojnë dhe mbështetjen te kandidati i djathtë. Janë munduar të gjejnë kandidatura të forta gjithandej. I kanë zgjedhur kandidaturat si asnjëherë tjetër, duke bërë luftë me njëri-tjetrin. PS është më komode, nuk i ka vënë rëndësi kandidaturave”, tha Duka. (A2 Televizion)