“Në 6 mars, luftë për vendin e dytë dhe të tretë”, Nesturi: Taktikë e Bashës për t’u futur vetëm në zgjedhje

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2022, 20:27 | Politikë
“Në 6 mars, luftë për vendin e dytë dhe të

“Aleatët janë në një pozicion të vështirë. Kemi të bëjmë me një sherr që ka ndodhur në PD dhe anësia do të ndikonte. Ndërkohë, në 6 mars luhet vetëm për kandidatin dhe nuk është se votat e aleatëve do të shkojnë për këshilltarët. Në këtë aspekt, pjesëmarrja e tyre në këto zgjedhje do të ishte sinjifikative dhe vetëm kaq”.

Kështu u shpreh në Debat nga Alba Alishani analisti Plator Nesturi teksa komentoi qëndrimin e aleatëve të PD për të qëndruar jashtë zgjedhjeve lokale të pjesshme të 6 marsit.

Më tej, ai shpreh se mund të jetë edhe një taktikë e Lulzim Bashës për t’u futur në zgjedhje e vetme kundër një koalicioni të Rithemelimit dhe LSI-së.

“Beteja është e hapur. Në njëfarë mënyre, këto zgjedhje janë për të përcaktuar vetëjm vendin e dytë apo vendin e tretë. Në këtë situatë është normale që aleatët të presin për të parë nga është balanca e peshës elektorale. Kam dyshimin se kemi edhe një strategji të ndryshme. PD-ja e Bashës nuk është se ka ngulmuar për të krijuar një koalicion me aleatët, ndoshta me aspektin taktik, pasi do të përballet me një koalicion ku është edhe LSI-ja pjesë”, tha Nesturi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos