“Nuk është koha për të egërsuar shqiptarin ndaj shqiptarit”, Shano: Është koha për inovacion

Nga A2 CNN
14 Tetor 2022, 21:12 | Politikë
“Nuk është koha për të egërsuar shqiptarin ndaj

Ekspert i çështjeve ekonomike, por edhe opinionist, Dritan Shano, ishte i ftuar në Intervistë me Merita Haklajn në A2 CNN.

Ai u shpreh se e ka mbyllur tashmë diskutimin e tij me Partinë Demokratike. “Unë nuk kam probleme personale as me njërin dhe as me tjetrin. Metoda e të bërit politikë është ajo gjë që më ka gjetur mua kundër që në fillim të viteve ’90 dhe vazhdon ende”.

Shano u shpreh më tej se tashmë është koha për inovacion dhe jo për të evidentuar armikun. “Koha për të diskutuar për inovacionin për produktivitetin, për kapitalin human, për prosperitetin, është tani. Nuk është koha për të thënë që ai është armiku im, ky është miku im. Nuk është koha për të egërsuar shqiptarin ndaj shqiptarit”, u shpreh Shano. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos