Nuk është kokërr qepe, është guri më i madh i nxjerrë ndonjëherë nga veshka e një pacienti

Nga A2 CNN
16 Qershor 2023, 18:21 | Lifestyle

Ajo çka shihni në fotot e mësipërme mund të përngjajë me një kokërr qepe, por nuk është një e tillë.

Në të vërtetë është guri më i madh që është nxjerrë ndonjëherë nga veshkat e një pacienti, nga të gjitha operacionet që janë kryer në mbarë botën.

Guri u nxor nga veshka e një ushtari të pensionuar nga Sri Lanka, në moshën 62 vjeçare.

Guri që ndodhej në veshkën e Canistus Coonghe, ishte në përmasa më të mëdha sesa vetë organi i tij jetësor. Sipas mjekëve që kryen operacionin, gurin peshon rreth 800 gram.

Guinness World Records pretendon se ai është 9.13 cm i gjatë dhe 10.55 cm i gjerë.

Dr. Kugadas Sutharshan, kirurgu që realizoi operacioni më 1 qershor në Spitalin e Ushtrisë, ‘Colombo’, tha se pavarësisht se guri ndodhej në veshkën e djathtë të pacientit, organet e tij funksionuan mirë.

Gurët në veshka zakonisht nuk janë më të mëdhenj se një guralec i vogël dhe zakonisht mund të kalojnë gjatë urinimit. Përafërsisht 1/10 njerëz vuajnë nga gurët në veshka në një moment të jetës së tyre.

Dhimbja ndihet kur ato kalojnë ureterët nga veshkat në fshikëz dhe pa trajtim mund të shkaktojnë infeksione dhe të dëmtojnë organin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos