Nuk është në planet e Barcelonës, Juventus interesohet për Depay

Nga A2 CNN
2 Gusht 2022, 18:17 | Futboll
Nuk është në planet e Barcelonës, Juventus interesohet

Kur kanë mbetur dhe pak ditë nga nisja e sezonit të ri, Juventus po mendon për një tjetër goditje këtë merkato vere.

Pas Pogbas dhe Di Marias, Zonja e vjeter është interesuar për Memfis Depaj, i cili pas largimit të Ronald Kuman nuk duket në planet e skuadrës,  aq më tepër që me mbërritjen e  Lewandowskit, gjasat janë më të pakta për të luajtur.

Katalanasit duan 20 milion euro për kartonin e Depay, shumë kjo e përballushme për bardhezinjve që mund ta shlyejnë  edhe me tri këste.

E vetmja gjë që kërkon akoma diskutim është rroga e Depay pasi arrin deri në 5 milionë euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos