“Nuk ishte për publikun”, Meta sqaron letrën për eurokomisionerin e Zgjerimit

Nga A2 CNN
6 Mars 2020, 12:47 | Politikë
“Nuk ishte për publikun”, Meta sqaron letrën për

Presidenti Ilir Meta doli sot në një konferencë për shtyp për të lexuar letrën që i dërgoi komisionerit për zgjerimin, Oliver Varhelyi. Sipas Kreut të Shtetit, kjo letër nuk ishte për t’u bërë e ditur për publikun.

“Pas rrjedhjes nga qeveria në një televizion, ku bëhej publike letra ime sikur ishte kundër integrimit evropian, që e njoftoi i pari spektakolari Tao Tao (Taulant Balla), detyrohem sot të sqaroj këtë çështje”, tha Meta përpara se të niste leximin e plotë të letrës, ku nënvizoi frazën: “Mbetem shpresëplotë që vendet anëtare do ta mbështesin rekomandimin tuaj për çeljen e negociatave gjatë këtij muaji”.

Më tej, Meta deklaroi se mazhoranca e ka shkaktuar vetë situatën ku ndodhemi sot: “Mazhoranca ka spekuluar se ka pasur mbështetje nga ndërkombëtarët për disa ligje antikushtetuese. Unë kam kërkuar sqarime nga disa aktorë për këto çështje dhe i vetmi që nuk ka kthyer përgjigjje ka qenë zyra e EURALIUS 5. Kam bërë çdo gjë që Shqipëria të mos mbetej asnjë minutë pa Gjykatë Kushtetuese. Këtë situatë e ka shkaktuar vetë mazhoranca që i ka kapur të gjitha dhe tani kërkon edhe Gjykatën Kushtetuese. Pa Gjykatë Kushtetuese nuk ka bashkëjetesë demokratike sepse nuk ka më arbitër pa atë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos