
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në kryeqytet, ku një 25-vjeçar është qëlluar për vdekje nga Policia.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Dritan Hoxha", ku sipas njoftimit të Policisë, i riu nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, por është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë, në dukje armë zjarri. Ky i fundit e ka plagosur me armën e shërbimit dhe më pas i riu ka ndërruar jetë në spital.
Më pas, policia njoftoi se, "gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe zonës përreth, u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit që dyshohet se i përkiste shtetasit K.R, i cili nuk iu bind urdhrit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar".
Sipas policisë, 25-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për plagosje të lehtë me dashje dhe për heqje të paligjshme të lirisë në vitin 2016. (A2 Televizion)