
Punonjëset e një rrobaqepësie në Bilisht kanë dalë në protestë.
Ato kanë bllokuar rrugën në qendër të qytetit.
Sipas burimeve të A2 CNN, punonjëset nuk kanë marrë pagën në bazë të ligjit që ka miratuar qeveria Rama.
Rreth 100 punonjëse kanë dalë jashtë godinës, duke protestuar dhe bojkotuar punën. Ato marrin më pak se 20 000 lekë në muaj dhe kërkojnë pagën minimale të vendosur nga kryeministri Edi Rama.
Pronari i rrobaqepësisë, Fatjon Shega, i kontaktuar nëpërmjet telefonit, shprehet se punonjëset marrin pagesën sipas ligjit (30 000 lekë) dhe kjo pagesë kalohet nëpërmjet bankës. Sipas tij, arsyeja që ato protestojnë është se kërkojnë rritjen e pagës sipas ligjit të ri të janarit, ku paga minimale është 32 000 lekë.
Ai është shprehur se do të merren masa për të respektuar ligjin ditët në vijim. (A2 Televizion)