
Tenistja Naomi Osaka, aktualisht numri 1 në renditje, njoftoi sot se nuk do të japë asnjë konferencë për shtyp në turneun Roland Garros, për arsye të “shëndetit mendor”.
23-vjeçarja japoneze nënvizoi se dalja para gazetarëve mund të bëjë që sportistit t’i lindin dyshime dhe të ndikojnë në rendiment.
“E kam menduar shumë faktin që njerëzit nuk duan t’ia dinë për shëndetin mendor të sportistëve. Unë kam parë shumë video konferencash për shtyp, ku dallohet qartë se si një sportist demoralizohet krejtësisht pas një seance me pyetje, kur ka humbur një ndeshje. Mendoj që kjo është si t’i japësh goditjen e fundit një personi që tashmë është rrëzuar në tokë dhe unë nuk e kuptoj arsyen se pse duhet të ndodhë diçka e tillë”, shkroi kampionia e tenisit në rrjetet sociale.
Osaka shtoi se nuk i intereson fare nëse do të gjobitet për vendimin e saj nga organizatorët e Grand Slam-it, që do të nisë më 30 maj. (A2 Televizion)