
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord në samit që çështja e eksporteve të armëve në Turqi duhet të diskutohet midis anëtarëve të NATO-s dhe në koordinim me administratën e ardhshme të SHBA-së.
Ajo gjithashtu tha se udhëheqësit e BE i kanë kërkuar Përfaqësuesit të Lartë të përgatisë një raport për samitin e ardhshëm mbi bashkëpunimin e BE-së me Turqinë dhe tha se Libia dhe Nagorno-Karabak ishin temat prioritare për t'u diskutuar.
"Ne do të flasim më shumë për marrëdhëniet tona me Turqinë, të cilat shënohen nga njëra anë nga varësitë strategjike, shumë prej nesh janë anëtare të NATO-s dhe nga ana tjetër nga tensionet", tha ajo.
Michel: BE dëshiron bashkëpunim të përgjegjshëm për emigrimin me Turqinë
Nga ana e tij, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel deklaroi se Bashkimi Evropian është i gatshëm të bashkëpunojë më shumë me Turqinë për të trajtuar emigracionin.
"Ne duam një bashkëpunim të përgjegjshëm me Turqinë", tha Michel në një konferencë për shtyp.
Turqia pret mijëra emigrantë sirianë që largohen nga lufta civile të cilët përndryshe do të kërkonin strehim në vendet e BE-së.
Sanksionet, Macron: BE e hapur për dialog, por nuk pranojmë më destabilizim
Kurse presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh se sanksionet e BE-së ndaj Turqisë janë shenja të një qasjeje të re ndaj Ankarasë. Ai tha se Bashkimi Europian mbetet i hapur për dialog, por nuk pranon më një politikë të destabilizimit të vendeve të saj anëtare".
"Sanksionet" e BE kundër Turqisë janë shenja e një qasjeje të re ndaj Ankarasë. BE mbetet e hapur për dialog por nuk pranon më një politikë të destabilizimit të vendeve të saj anëtare".
Në fund të samitit të BE-së, ai tha se, "në tetor i dhamë një shans Turqisë, i zgjatëm dorën dhe vendosëm disa kushte, por unanimisht gjetëm se Turqia vazhdoi veprimet e saj provokuese dhe të papranueshme", tha Macron. (A2 Televizion)