Ekzekutohet 40-vjeçari në SHBA, ishte dënuar për vrasjen e një çifti në 1999

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2020, 12:04 | Bota
Ekzekutohet 40-vjeçari në SHBA, ishte dënuar për vrasjen e

Një 40-vjeçar, i dënuar me vdekje në Indiana, u ekzekutua nga qeveria federale, pasi thirrja e fundit për falje u refuzua nga Gjykata e Lartë.

Brendon Bernard u dënua në vitin 1999 në Teksas, për përfshirje në vrasjen e çiftit Stacey dhe Tod Bagley.

Ai është personi më i ri në moshë që ekzekutohet në 70 vjet për një krim që e kreu kur ishte adoleshent. 

Fjalët e tij të fundit shkuan për familjarët e viktimave, të cilëve u kërkoi ndjesë për dhimbjen që u kishte shkaktuar.

Ndërkaq, familja Bagley falënderoi presidentin amerikan, Donald Trump, dhe qeverinë për ekzekutimin e vendimit.

Katër dënime të tjera me vdekje pritet të konkretizohen deri në fund të mandatit të Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos