Nuk ka fitues te Leicester - Manchester United, Liverpool mund të shkëputet

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2020, 15:35 | Futboll

Leicester dhe Manchester United ndanë nga një pikë në sfidën e parë të “Boxing Day” në Premier League, duke i dhënë mundësinë kampionëve në fuqi të Liverpool të rrisin epërsinë në krye të renditjes, kur të luajnë të dielën kundër Ëest Ham.

“Djatë e Kuq” kaluan në epërsi në të 23’ më Marcus Rashford, i cili shënoi nga afër pas një pasimi të bukur të Bruno Fernandes. Por 8 minuta më vonë vendasit barazuan me Harvey Barnes, i cili goditi saktë në hyrje të zonës.

Në pjesën e dytë, Fernandes shënoi golin e dytë për të tijtë, pasi gjyqtari kishte anuluar për pozicion jashtë loje një gol të Martial. Por pesë minuta nga fundi, Jamie Vardy barazoi sërish rezultatin, duke bërë që ndeshja të mbyllej në barazim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos