
Lufta mes aktorit Johnny Depp dhe Amber Heard, nuk ka fund.
Pas përfundimit të gjyqit të parë, aktori akuzon ish-bashkëshorten se nuk i ka dhuruar për bamirësi 7 milionë dollarët që mori si pjesë e divorcit.
”People” raporton se avokatja e Amber, Elaine Bredehoft, do t’i përdorë akuzat e bëra nga Depp, për të nisur një gjyq të ri ndaj tij.
Bredehoft ka konfirmuar për mediat e huaja se Heard s’e ka realizuar ende premtimin që i bëri spitalit të fëmijëve "Los Angeles", për shkak të gjyqeve që pati me aktorin.
“Amber u vonua sepse Depp ngriti një proces gjyqësor kundër saj dhe për pasojë, është detyruar të shpenzonte miliona dollarë duke mbrojtur akuzat e rreme." , shprehet ajo.
Sipas avokates së aktores, akuzat e rreme janë një përpjekje e dëshpëruar e Depp për të larguar vëmendjen nga skandalet e abuzimit dhe dhunës. (A2 Televizion)