Vdekja e supermodeles, familja zbulon se kreu vetëvrasje

Nga A2 CNN
8 Janar 2021, 17:09 | Showbiz

Familja e supermodeles Stella Tanant, e cila humbi jetën më 22 dhjetor, deklaroi se ajo kreu vetëvrasje pas një beteje të gjatë më depresionin.

“Për ne është hidhërim dhe dëshpërim i thellë që ajo e ndjeu veten të paaftë të vazhdonte, pavarësisht dashurisë së atyre që kishte pranë.”, u shprehën familajrët e saj.

Fillimisht vdekja e supermodeles, u raportua si "e papritur" dhe pa asnjë rrethanë të dyshimtë, duke lënë të nënkuptohej se kishte ardhur nga shkaqe natyrale.

Tennant hyri në botën e modës në fillim të viteve 1990 dhe ishte pjesë e skuadrës së supermodeleve, ku bënin pjesë Naomi Campbell, Kate Moss dhe Claudia Schiffer.

Përgjatë karrierës së saj, ajo sfiloi për markat më prestigjioze të modës, përfshirë Chanel, Balenciaga, Alexander McQueen, Valentino, Versace dhe Jean Paul Gaultier.

E njohur për pamjen e saj të mprehtë dhe modelin e shkurtër të flokëve, stili i guximshëm i Tennant tërhoqi vëmendjen e Karl Lagerfeld, i cili e cilësoi atë si fytyrën e Chanel në 1996.

Shfaqja e fundit e saj ishte në pistën Valentino Haute Couture Pranverë/ Verë 2020. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos