“Nuk ka gjasa që Kievi të marrë menjëherë statusin e kandidatit”, holandezi Rutte: Nuk do të ishte e drejtë ndaj Ballkanit

Nga A2 CNN
24 Maj 2022, 15:23 | Bota
“Nuk ka gjasa që Kievi të marrë menjëherë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky prej muajsh flet për nevojën që Kievi të marrë menjëherë statusin e kandidatit të Bashkimit Europian. Por një pas një, vijnë përgjigje pak entuziaste nga liderët e BE-së.

Pas Macron dhe Scholtz, tani vjen edhe gjykimi i kryeministrit holandez Mark Rutte. “Nuk ka shumë mundësi që Ukraina të marrë statusin e vendit kandidat. Shumë vende nuk janë dakord sepse do të ishte e padrejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor, që kanë pritur vite për të marrë statusin”, deklaroi holandezi, që shtoi se do të jetë Komisioni Europian i pari që duhet të shprehet.

https://a2news.com/2022/03/02/parlamenti-evropian-rekomandon-ti-jepet-ukraines-statusi-kandidat-per-ne-be/

Por BE-ja sipas tij duhet t’i  japë Kievit zyrtar një rrugëtim të qartë me hapa konkrete që duhen zbatuar para kandidimit.

Sipas tij, i njëjti rrugëtim duhet t’i ofrohet edhe vendit tjetër që ka kërkuar përshpejtim të statusit kandidat, Moldavisë së kërcënuar nga synimet e Kremlinit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos