Kur jemi te mungesat e mjeteve mbrojtëse e të domosdoshme spitalore në kohë pandemie, duket se nuk e vuan vetëm rajoni këtë sindromë. Ergys Hyseni, teknik i sterilizimit të mjeteve spitalore në Dojlestoun Hospital do të na rrëfejë eksperiencën e tij në Pensilvani të SHBA-së, ku si rezultat i mungesës së maskave e mjeteve mbrojtëse, tashmë është dhënë urdhëri që gjithçka të sterilizohet. Se si bëhet ky proces dhe sa i vlefshëm është, e tregoi Ergys Hyseni në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e “Ditari” në A2. (A2 Televizion)
Nuk ka maska, në SHBA sterilizohen të përdorurat
