“Bashkitë janë kthyer në qoka politike”, Krasniqi: Reforma Territoriale është qesharake

Nga A2 CNN
5 Tetor 2026, 21:25 | Politikë

Politologu Afrim Krasniqi e konsideron si qesharake Reformën Territoriale, duke theksuar se nuk janë zbatuar kritere, por bashkitë janë kthyer në qoka politike. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Krasniqi vuri në dukje pazare të tilla e dobësojnë konceptin e reformës.

“Kur ti shikon kriteret, u përmendën dy bashki, po të marr Patosin me Roskovecin. Ajo që shkrihet ka më shumë banor se ajo që ngelet! Pse mbijetoi një bashki në Shkodër? Po e dimë pse mbijetoi. Se janë tre vota në Parlament. Pse mbijetoi një bashki në Elbasan? Po dihet pse mbijetoi. Ai zotëria ka emëruar gjithmonë 2-3 veta në Parlament. Pazare të tilla e dobësojnë konceptin e termit reformë dhe na bëjnë qesharakë", tha Krasniqi. 

"Cili është problemi që zgjidhet? Nuk është thënë asgjë. Ta quash reformë kjo është qesharake. Unë personalisht jam për të bërë një reformë. Një pjesë e bashkive kanë qenë qoka politike. Në 2014 u shtuan në momentet e fundit 5 bashki s’e duheshin 4 vota. Nëse ti e shkri një bashki, e ndan, apo e krijon vetëm për shkak të qokave, ka një problem madhor”, u shpreh politologu.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos