Qeveria miratoi garancinë sovrane, e cila do të vihet në dispozicion të bizneseve në vështirësi financiare, që të marrin kredi për të garantuar pagat e punonjësve. Por, ky instrument ngre disa pikëpyetje: e para, nuk ka siguri se bizneset në vështirësi financiare do të aplikojnë për kredi për të paguar pagat. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë punonjësit mbeten pa të ardhura. Së dyti, norma e interesit deri në 2,85% nuk konsiderohet edhe aq e ulët, në kushtet kur Banka e Shqipërisë ka zbritur në minimumin historik të 0,5% normën bazë të interesit për lekun. Edhe para krizës, bizneset arrinin të negocionin me bankat për të siguruar hua me interesa nga 3 deri në 4%. E ftuar në A2 Business për të analizuar këtë vendim, Elisabeta Katiaj, eksperte për ekonominë, kryetare e Unionit të Sipërmarrësve të rinj. (A2 Televizion)
Pikëpyetjet e garancisë sovrane të qeverisë – A2 Business, 08/04/2020
