Kim mesazh kritikëve: Ajo që na bashkon, është me e madhe se ajo që na ndan

Nga A2 CNN
22 Qershor 2023, 19:51 | Politikë
Kim mesazh kritikëve: Ajo që na bashkon, është me e madhe se

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim në ceremoninë e pavarësisë së Amerikës, që është zhvilluar më herët për shkak të largimit të saj, iu ka drejtuar një mesazh atyre me të cilët nuk ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë. Kim tha se është e bindur se me këta persona, ajo që i bashkon është më e madhe se ajo që i ndan.

“Unë mendoj se me çdo person këtu kam pasur një mosmarrëveshje apo një tjetër, me disa prej jush më shumë se me të tjerë, por unë ende besoj - ashtu si siç besoja që në fillim - është se ajo që na bashkon është shumë më e madhe se ajo që na ndan”, tha Kim.

Jo më larg se sot, ka qenë ish kryeministri Sali Berisha që ka hedhur akuza në drejtim të diplomates amerikane duke thënë se po largohet nga Shqipëria si “sekretare e PS-së”. Marrëdhënia e tij me Kim ka qenë e tensionuar, ku Berisha e etiketonte se “guvernatore” që ka pasur për qëllim dëmtimin e opozitës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos