Kontrollet në kampin e MEK, Meta: U krye në bazë të pretendimeve të regjimit iranian

Nga A2 CNN
22 Qershor 2023, 19:39 | Politikë
Kontrollet në kampin e MEK, Meta: U krye në bazë të

Njësoj si Sali Berisha, edhe Ilir Meta deklaroi se operacioni i Policisë së Shtetit në kampin e MEK është bërë në bazë të pretendimeve nga regjimi iranian.

Në një konferencë për mediat, Meta dënoi aksionin e policisë që ka shkaktoi tensione dhe irritim tek muxhahedinët.

“Sa i takon situatës me aksionin e fundit policesk dhe politik ndaj kampit Ashraf, mund të themi me bindje se ky aksion është kryer në bazë të pretendimeve të regjimit iranian, për aktivitetin e supozuar kundër këtij regjimi. Ju e dini se qeveria jonë dhe jo vetëm ka konstatuar se regjimi iranian ka hakeruar sistemin elektronik të qeverisë dhe gjithë institucioneve”, tha mes të tjerash Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos