
Ursula Von Der Leyen tha se lidhur me negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pati një atmosferë shumë pozitive për arritjet e jashtëzakonshme që kanë bërë këto vende për t’u afruar me BE-në.
“Është shumë e rëndësishme që ne duam të japim sinjal të fortë nga ky samit se sa të rëndësishme janë për ne këto vende, që kanë punuar fort dhe kanë demonstruar se po i afrohen gjithmonë e më shumë Bashkimit Europian”, deklaroi Presidentja e Komisionit Evropian.
“Po ashtu është shumë e rëndësishme për ne që të zhvillojmë një perspektivë të përbashkët”, tha Von Der Leyen. (A2 Televizion)