Ashtu si çdo vit, edhe këtë herë qyteti i Korçës është ndriçuar nga dritat. I zbukuruar deri në detaj, dritat shumëngjyrëshe i kanë dhënë një tjetër dimension qytetit juglindor. Në çdo cep mbizotëron atmosfera e festave që muaji Dhjetor sjell për korçarët dhe jo vetëm.
Dekoret më të veçanta janë vendosur në Pedonale, pranë Pazarit të Vjetër, në sheshin para Katedrales, si edhe në rrugët kryesore, me ngjyra dhe zbukurime të shumëllojshme.
Prej vitesh turistët shqiptarë por edhe ata të huaj zgjedhin Korçën për t’u relaksuar. Në këtë muaj, ky qytet kthehet në top destinacionin e turistëve, të cilët preferojnë klimën dhe bardhësinë e borës, ndonëse ende nuk është prezente.
Bashkia edhe këtë vit është kujdesur për argëtimin e qytetarëve, duke krijuar një kalendar aktivitetesh përgjatë gjithë muajit, të cilat kanë startuar pikërisht me ndezjen e dritave. (A2 Televizion)